Politike
I akuzuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin në GJKKO
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në GJKKO. Dako është në arrest shtëpie aktualisht, ku po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste.
Masa me arrest shtëpie iu caktua Dakos më datë 27 shkurt 2024, pasi qëndroi nëntë muaj në paraburgim.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.