Connect with us

Aktualitet

I akuzuar për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi

Mjeku Dervish Hasi është liruar nga burgu! Sipas avokatit të tij, Roland Islami tha se klienti i tij tashmë nuk ka asnjë akuzë mbi veten. Në një intervistë të dhënë për “RTSH”, avokati pretendon se vajza për të cilën u akuzua mjeku ishte adulte dhe se e gjitha ishte një lojë e stisur nga kolegët e Hasit.

“Nuk është liruar sot, por ka një javë. Mbaroi gjykimi dhe mori pafajësi. Nuk ka asnjë akuzë. Nuk ishte e mitur, ishte një lojë ajo e kolegëve. Thjesht e morën në qafë,“-tha Roland Islami, avokat i mjekut Dervish Hasa.

42-vjeçari u arrestua nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kisgte shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera.

Advertisement