Connect with us

Kronike

I akuzuar për vrasjen e ish-efektivit në 2009/ Gjykata shpall të pafajshëm Donald Hoxhën

Gjykata e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Donald Hoxhën. Hoxha akuzohet për veprën pënale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë Roland Rexhepi. Në lidhje më këtë akuzë, gjykata shpalli të pafajshëm Donald Hoxhën, i cili ishte kapur më parë në Angli dhe ekstraduar nga Londra.

“Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të ish-efektivit të policisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Donald Hoxha, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.833/3 të vitit 2009, prokuroria arriti në përfundimin se shtetasi në fjalë ka kryer veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/a dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës R.R. ish-efektiv i policisë i vrarë në vitin 2009. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje”, njofton Prokuroria.

Advertisement