Connect with us

Kronike

I akuzuar si pjesë e skandalit të mashtrimit me mikrokreditë, vetëvritet Olsi Ibro! U hodh nga një pallat në ndërtim në Tiranë

TIRANË- Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për skandalin me mashtrimin me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim.

45-vjeçari rezultonte i përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë, bashkë me familjarë të tij.

Bashkëshortja e tij, Elda Ibro, e cila është në arrest shtëpie, ishte administratore e Micro Credit Albania. Kjo shoqëri u sekuestruar një ditë më parë me urdhër të prokurorisë, bashkë me shoqërine “Final”, që sipas hetuesve krijuan skema kriminale mashtrimi për t’u zhvatur miliona euro qytetarëve.

Olsi Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

‘Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Një ditë më parë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, njoftoi se ka vënë në sekuestro preventive kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të dy shoqërive të mikrokredive Micro Credit Albania” dhe “Final” që akuzohen se përmes mashtrimit dhe shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë.

MCA ka mbi vete vetëm veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”; por “Final” përveç akuzës së përbashkët me MCA, akuzohet edhe për pastrim parash

Dosja
Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh.Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK për hetime të mëtejshme guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.

 

Advertisement