Connect with us

Kosova

I dashuruar me vajzën e ministrit serb, agjent i Beogradit, Haradinaj hedh akuza për Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti për të cilin ka deklaruar se “është agjent i rekrutuar i shërbimeve serbe”.

“Unë besoj se kryeministri I Kosoves Albin Kurti është i rekrutuar prej shërbimeve sekrete serbe. Mendohet se ai ka pasur lidhje dashurie me vajzën e një ministri të Sllobodan Millosheviçit pak para luftës” – theksoi Haradinaj gjatë një interviste.

“Supozohet që ajo lidhje ka qenë ndihmëse për kohën e qëndrimit të tij në burg, përkundër të këqijave i kanë bërë regjimi ne Beograd. Ka shumë shenja që tregojnë se Albin Kurti është në shërbim të agjendës serbe dhe ruse” – u shpreh i bindur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjithashtu, deputeti i AAK-së teksa ka folur për Kurtin, ka theksuar se ky i fundit “i ka gënjyer njerëzit” se është për bashkim kombëtar, por ai ka shtuar se “këtë e paska pasur për te frikësuar të tjerët nga pavarësia e Kosovës”.

Ai gjithahstu ka folur mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa potencuar se kryeministri Kurti më mirë është të dorëhiqet vet, pasi për Haradinajn, kjo mënyrë “është shpëtim për të”.

“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për fajet dhe humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës” – potencoi Ramush Haradinaj

Advertisement