Kronike
I dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 36-vjeçari
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim më parë pasi ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje është arrestuar nga policia e Vlorës.
36-vjeçari i identifikuar si Saimir Hasanaj, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me burg pasi në muajin gusht të vitit 2019, pasi në kuadër të hetimeve nga policia për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, blutë kanë gjetur në banesën e tij armë zjarri pa lejen përkatëse.
“Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Vlorë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Location”, në kuadër të të cilit u lokalizua në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë”,- njofton policia.