Connect with us

Kronike

I dënuar me burg për dy vepra penale, arrestohet 28-vjeçari në rrugën “Ali Demi” (EMRI)

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia këtë të diel pasi ishte dënuar me burg për dy vepra penale. Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu Mikel Zhegu, pasi ishte dënuar nga Gjykata me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu ndaj 28-vjeçarit ishte vendosur masa arrest me burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. I riu është arrestuar në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Tëo” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement