Connect with us

Aktualitet

I dënuar në Angli për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara të ‘bosit’ në Shqipëri, në ‘rrjetë’ edhe biznesi i makinave

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit Arnaldo Lleshi, i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.04, datë 22.05.2025, rezultoi se Arnaldo Lleshi është dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Babai i tij, thotë Prokuroria e Tiranës, ka në pronësi pasuri truall me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021. Ndërsa vëllai i tij një aktivitet privat me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe te reja, import, shitje dhe blerje makinash.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë së luajtshme të Arnaldo Lleshi, rezulton se ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri është fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:

• Pasuria e paluajshtme me nr. 416/118, me sip totale 403.1 m2 “Truall” dhe 275.2 m2 ndërtesë, ½ pjesë;

• 2 automjete të tipit Opel Corsa dhe Geep Grand Cherokke; dhe

• Aktivitetin tregtar me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë ë pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash me emrin tregtar Auto Lleshi, NUIS L52116150G.

Advertisement