Kronike
I dënuar në Itali me 14 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar Leonard Koten, 56 vjeç i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.
Njoftimi
‘Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni polior i koduar “Bergamo”.
Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi:
Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.’- njofton policia.
Sipas informacioneve të siguruara nga NTV.AL, Gjykata e lartë, në korrik të këtij viti vendos që të mos pranojë rekursin e Kotes që ai kishte bërë në Apelin e Durrësit dhe lejoi ekstradimin e tij drejt Italisë për të vuajtur dënimin me 14 vite burg për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”. Në Itali, Koten e kanë liruar nga akuzat pasi vendimi nuk ka pasur forme te prere, por më pas, Gjykata e Bergamo-s jep vendimin e formes se prere qe Kote duhet te shkoje perseri ne burg dhe Policia e Elbasanit, e ka riarrestuar 56 vjecarin dhe tani do të riekstradohet