Connect with us

Kronike

I dënuar në Itali me 20 vite burg si anëtar i një bande krimi, arrestohet 32-vjeçari në Shkodër

I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, Fatlum  Murçaj. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.

Njoftimi i Policisë:

FAST Albania/Bashkëpunim intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet në Shkodër, operacioni policor i koduar “Part of”. I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht. Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Part of”. Si rezultat i operacionit, u lokalizua në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër,  dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar F. M., 32 vjeç. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.
Advertisement