Connect with us

Kronike

I dënuar në Itali me 9 vjet burg, arrestohet 48-vjeçari me dy emra në Fier

Një 48-vjeçar është arrestuar në Fier me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 9 vite burg për disa vepra të ndryshme penale.

Konkretisht në kuadër të operacionin të koduar ‘Operacionalja 14’, policia vuri në pranga Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.

Sipas policisë në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

‘Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 14”, kapi në Fier dhe vuri në pranga shtetasin Altin Stopani alias Erion Veliu, 48 vjeç, i lindur në Fier.

Në vitin 2012, autoritetet gjyqësore në Itali e kanë dënuar këtë shtetas me 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.’- njoftimi i plotë i policisë.

Advertisement