Kronike
I dënuar për falsifikim të dokumenteve, arrestohet 33-vjeçari në Durrës
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë dokumentesh është arrestuar sot në Durrës.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.Sh., banues në Gjilan, i cili është dënuar me ‘arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Sh., 33 vjeç, banues në Gjilan. Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një pajisje kompjuterike, në një servis për automjetet. Pajisja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.