Connect with us

Politike

I dënuar/ PL-ja kërkesë KQZ-së: Mos lejoni kandidimin e Hajdarit

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës. Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ vjen pas daljes në media të një dënimi që Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.

Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshmë për të nisur hetim penal ndaj Kreshnik Hajdari për fshehje të të dhënave.

Për këto akuza ka reaguar edhe Hajdari. Ai thotë se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, e shton se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

Advertisement