Connect with us

Kronike

“I dërgoi sms pasi i vrau vëllain”, dëshmia që zbardhi vrasjet

Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të martë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiljano Ramazanit në qytetin e Elbasanit. SPAK ka kërkuar 30 vjet burg për Xhuliano Hoxhën dhe 12 vjet për Euglent Halilin. Gjatë relatimit të pretencës SPAK sqaroi se emri i Euglen Halilit u zbulua si i përfshirë në dy krimet pasi një person e kishte parë atë në tavolinë me Rigers Runajn. Pasi u shoqërua në polici Euglen Halilaj ka rrëfyer se porosinë për të kryer të dy krimet e ka dhënë Erjon Alibej. Ai sqaron se në atë periudhë Xhuliano Hoxha ishte në kushte të vështira ekonomike dhe se i duheshin para për të jetuar. Erjon Alibej e ka kontaktuar Hoxhën për të vëzhguar Emilano Ramazanin dhe më paspër ta ekzekutuar atë. Halilaj tregon se fillimisht Alibej i ka dhënë Xhuliano Hoxhës 5 mijë euro dhe një celular të kriptuar që të komunikonin. Gjatë kohës së vëzhgimit të lëvizjeve të Ramazanit ai u kishte dhënë edhe shuma të tjera parash. Sipas prokurorisë Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha nuk kishin dijeni që për të kryer ekzekutimit ishte kontaktuar Nuredin Dumani. Sipas Halilit, Xhuliano Hoxha ka marrë nga Erjon Alibej një listë me emra personash që do të vriteshin.

Ai kërkonte të vriste Emiljano Ramazanin pasi kishte qenë në rolin e vëzhguesit në atë që njihet si “masakra e Badasheshit” në dhjetor 2018. Në atë ngjarje u vranë vëllai, xhaxhi dhe një mik i familjes së Erjon Alibej. Halili ka shpjeguar se ai nuk e ka takuar asnjëherë Erjon Alibejn dhe as nuk ka folur pasi ai komunikonte vetëm me Xhulianon.

Në 19 korrik të 2020 është tentuar të vritej Emiljano Ramazani por nuk u realizua pasi në moment të fundit erdhën njerëz të tjerë dhe u ulën në tavolinë me Ramazanin. Ata ishin në një lokal në Bradashesh.

Emiljano Ramazani u ekzektua një ditë më pas poshtë shtëpis së tij me 6 plumba të dala nga një pistoletë TT. Arma e krmimit sipas deklarimeve të Nuredin Dumanit është dërguar nga Klevis Kapllani në servisin e Seit Manhasës, me porosi të Erjon Alibejt në mënyrë që të zhdukej çdo dyshim më drejtim të tij.

Sipas prokurorisë, Erjon Alibej, një ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit i ka dërguar një mesazh vëllait të viktimës ku i shprehte atij ngushëllimet duke i thënë se e kuptonte dhimbjen e tij, pasi edhe atij i kishin vrarë vëllain.

Po ashtu mes të tjerash Alibej është shfajsuar, duke i thënë se ai s’ka lidhje me ngjarjen siç flitej në media dhe se një ditë e vërteta do të zbulohej. Një tjetër detaj interesant ishte fakti qe telefoni i Emiljano Ramazanit iphon 7 i është bërë restart kthim në gjendjen fillestare ne oren 17:17 minuta dhe nuk është përfituar asgjë nga ekspertiza.

Pas vrasjes se Ramazanit, Erjon Alibej u kishte lënë Halilit dhe Xhulianos ultimatum që brënda një jave të vritej edhe Regirs Runaj, por këtë të fundit, duhet ta vrisnin me thikë. Dy të dyshuarit kishin dijeni për vendet ku lëvizte Runaj dhe e dinin që ai ishtë përdorues i lëndëve narkotike.

Ditën e ngjarjes, në pasdite ata janë takuar në një lokal në Elbasan dhe më pas janë nisur drejt, varrezave të qytetit për të pirë hashash. Ata kanë pirë 3 cigare. Halili është kthyer me motor me Runajn ndërsa Hoxha ka lëvizur me makinë. Sipas SPAK, Halili e ka qëlluar 27 herë me thikë të riun duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas është larguar nga ngjarja me ndihme e Xhuliano Hoxhës.

Advertisement