Connect with us

Aktualitet

I dha fund jetës në Gjermani, mbërrin në Fier trupi i pajetë i Dritan Lalaj

Ka mbërritur në Frakull të Vogël nga Hamburgu, trupi i pajetë i 33- vjecarit Dritan Lalaj, i cili i dha fund jetës duke varur në Gjermani.

Mbërritja e trupit të 33-vjeçarit u mundësia falë kontributit të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, por edhe banorëve të fshatit.

Babait të tij, pak ditë më parë tha në media se donte shihte trupin e djalit të vetëm për herë të fundit dhe për ta përcjellë me të gjitha nderimet për në banesën e fundit.

Sipas ekspertizës mjeko- ligjore gjermane i riu i ka dhënë fund jetës i vetëvarur në banesë ndërsa më herët kishte tentuar vetëvrasjen me thikë.

Advertisement