Politike
I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, Lefter Alla dënohet me 3 vite burg
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është dënuar me 3 vite burg. Alla dhe 9 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit. Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit te shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie. Lefter Alla, u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai akuzohet se bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Lajm ne përditësim..