Kronike
I dha të dhënat e TIMS trafikantit të drogës/ Ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

Ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 3, Erjon Dani është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Himarës. Mësohet se Dani është shpallur në kërkim, pas operacion të SPAK në Shkodër, për trafik droge.
Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka dhënë të dhënat e TIMS-i një krimineli për trafik droge.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e SPAK.

