Connect with us

Politike

“I dhanë goditje nën brez”, Malaj për Ilir Metën: E bënë president në kulmin e fushatës, ai u distancua nga ne

Pedagogia Nora Malaj deklaroi në “Top Story”, se Ilir Metës iu dha goditje politike nën brez duke e bërë president në kulmin e fushatës elektorale.

Ndër të tjera ajo deklaroi se nuk ka folur me të për djegien e mandatit, pasi që pas marrjes së postit ai ishte distancuar.

Ka shtatë vite që këtë familje të gjithë e futën në rrathët e ferrit. Për shtatë vite sistematikisht për çiftin Meta-Kryemadhi janë hedhur sinuata, të vërteta, të pavërteta…

Meta bëri taktikisht një lëvizje të tillë, u tkurr dhe u fut tek presidenca. Pranoi edhe që Monika të mos bëhej zonjë e parë. Monika kur na thirri atëhere për herë të parë na tha ‘mandatin do ta jap unë dhe jo ju’.

Nuk e kam pyetur Ilir Metën për djegien e mandatit. Kjo sepse Iliri që në momentin që u bë president i distancua nga ne”, tha Malaj.

Advertisement