Kosova
I dhunuar në paraburgim/ Heshtje në Serbi, komente në Kosovë
“Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç, ndodhet në paraburgim” – Keshtu ka konfirmuar Prokuroria e Nishit për (REL).
Siç thuhet në përgjigjen e nënshkruar nga kryeprokurorja Borica Mitiç, ai dyshohet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
Ky është konfirmimi i parë zyrtar i masave të marra nga autoritetet në Serbi, pas spekulimeve që pasuan emrin e Sandulloviç në ditët e para të vitit 2024, si një person me biografi kontroverse, ku përfshihet edhe plagosja e tij nga shpërthimi i një makine 13 vjet më pare dhe arrestimi për “përhapje paniku” në vitin 2020 gjatë pandemisë.
Në Serbi, komentet negative vërshonin gjithashtu portalet tabloide në lidhje me postimin që Sandulloviç bëri në rrjetin social X, teksa perms një video ai shihet duke vizituar kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa vendos një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit te vitit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.