Connect with us

Bota

I etiketoi si fëmijë/ Rute për reagimin e presidentit Trump: Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka reaguar në lidhje me etiketimin që presidenti amerikan Donald Trump i vuri Iranit e Izraelit.

Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s, Trump i krahasoi dy shtetet që u përfshinë në konflikt si “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.

“Ata luftojnë si ferr. Nuk mund t’i ndalosh. Lëri të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.

Duke iu referuar përdorimit të etiketimit të Trump, Rutte tha: “Dhe pastaj babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër. Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër, herë pas here, duhet të përdorësh një fjalë të caktuar”.

Advertisement