Connect with us

Kosova

I gjithë faji i Kurtit/ Grenell: Mos harroni por edhe jetoni

I derguari i ish presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell duke folur per ecurine e dialogut Kosove Serbi tha se europianet jane ne kaos, vetem kane genjyer, premtojne dhe nuk bejne asgje.

Sipas tij, Bashkimi Europian me deshtimet e tij ne lidhje me dialogun e normalizimit mes Beogradit dhe Prishtines, po i zhgenjen perdite vendet e Ballkanit.

“Po harxhojne vite duke kerkuar njohje reciproke por po harrxhojne kohe pa mase dhe po harrojne te jetojne. Une nuk them qe njerezit te harrojne gjithcka ka ndodhur mes dy vendeve. Si ne Serbi dhe ne Kosove njerezit kane vite me rradhe qe flasin per luften por nga ana tjeter kane harruar paqen dhe jeten qe fatkeqsisht nuk eshte shume e gjate. Pikerisht per keto arsye administrata e Presidentit Donald Trump kembenguli per rivendosjen dhe thellimin e marredhenieve ekonomike mes Kosoves dhe Serbise” – deklaroi Grenell.

Duke folur per gjyqin qe po zhvillohet ne Hage ndaj disa drejtuesve te UCK te akuzuar per krime lufte mes te cileve edhe ish presidenti i Kosoves Hashim Thaci, emisari amerikan u shpreh se Gjykata e Hages po ben nje pune te piste edhe per shkak te politikes dhe detyra jone si SHBA por edhe detyra e Tiranes zyrtare eshte te bejme ceshte e mundur ta lirojme Hashim Thacin

“Nese ne Kosove do ishte Hashim Thaci, gjerat do ishin ndryshe ne lidhje me dialogun me Serbine. Nese sot gjerat kane ngecur, kjo po ndodh per shkak te Albin Kurtit ka refuzuar gjithcka amerikane ne lidhje me Serbine apo dhe marreveshje ekonomike mes nesh. Te mos harrojme se Joe Biden e ka quajtur ish presidentin Thaci, George Washington i Kosoves” – deklaroi Richard Grenell

Advertisement