Aktualitet
I infiltruari i Policisë i dha një listë me 15 persona, Beleri i telefonoi personalisht
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me hetimet, që çuan pas hekurave kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri, në një kohë kur ky i fundit del sot para gjykatës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se i infiltruari i policisë i dorëzoi Belerit një listë me 15 votues. Duke iu referuar këtyre burimeve, Beleri i ka kontaktuar në telefon vetë disa prej personat.
Po ashtu, ka dyshime se të infiltruarit iu dhanë 40 mijë lekë të reja për 8 vota. Ndërkohë burimet thanë se 7 nga 15 emrat janë kontaktuar nga Beleri.
Mes të tjerash Lala tha se pasi ka verifikuar listën, Beleri i ka kërkuar të infiltruarit që të takojë Kokoveshin, ndërsa thuhet se bashkëpunëtori i kandidatit të ‘BF’, do t’i jepte atij 300 euro.