Connect with us

Horoskopi

I janë sytë e errur nga xhelozia! Për cilat shenja të horoskopit bëhet fjalë?

Shenjat e ujit janë më xhelozet e horoskopit. Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë këto shenja dhe për shkak se uji merret me kujtesën dhe ndjenjat, ata kanë nevojë për vërtetim të vazhdueshëm emocional.

Shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) gjithashtu udhëhiqen nga insekti i xhelozisë mjaft shpesh. Sidoqoftë, ndër to shigjetarët janë kandidati më pak i mundshëm kur bëhet fjalë për të shprehur xhelozi dhe posesivitet.

Shenjat e tokës kanë mënyrën e tyre të xhelozisë. Demi është thellësisht i zhytur në materializëm, Virgjëresha mërzit dhe kritikon dhe Bricjapit i pëlqen të dominojë dhe kontrollojë marrëdhënien, sepse shpeshherë ndihet sikur i di më mirë gjërat.

Për nga renditja shenjat e ajrit janë padyshim më pak xhelozet. Binjakët janë një shenjë që vazhdimisht kërkojnë përvoja më stimuluese. Peshorja mund të jetë xheloze në një mënyrë pasive-agresive, por nuk i pëlqejnë zënkat dhe kësaj shenje i pëlqen diplomacia. Ndërsa ujorët janë ndoshta shenja më pak xheloze në këtë listë.

 

Advertisement