Bota
“I ka ikur mendja”/ Trump hedh poshtë aludimet se do të ketë bisedë telefonike me Musk

Presidenti amerikan ka hedhur poshtë raportimet se ai do të zhvillojë një bisedë telefonike më Elon Musk. Sipas asaj që i tha ABC-së, Trump nuk ka ndërmend të flasë me ish- bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Në fakt, ai nuk u kufizua vetëm duke thënë se Elon ka humbur mendjen.
Grindja midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe manjatit Elon Musk duket se është pa kufij, pak ditë pas “divorcit” të tyre zyrtar. Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Steve Bannon, deklaroi se kontratat e Teslës me shtetin amerikan duhet të anulohen dhe ai bëri thirrje për deportimin e tij.
“Duhet të ketë një hetim formal mbi statusin e tij të emigracionit, sepse besoj fuqimisht se ai është një emigrant i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë”, tha Bannon në një telefonatë me gazetën The Neë York Times.
Analistët nuk mund të parashikojnë ndikimin e kësaj grindjeje midis manjatëve, por ata vërejnë se ajo krijon një cikël të ri pasigurie, i cili do të ketë ndikime të vogla ose të mëdha në ekonomi.

