Connect with us

Kosova

“I ka kërkuar para borxh…”, Milaim Zeka shpërthen ndaj babait të Naimit: Po gënjen…

Historia e vrasjes së Liridona Ademit në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik.

Vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen.

E megjithatë, Naim Murselin e arrestoi si organizator të vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit. Gazetari i njohur, Milaim Zeka ka shpërthyer në akuza ndaj babait të Naim Murselit, pasi sipas tij në deklaratat që Shaban Murseli po jep nuk po thotë asgjë të vërtetë, vecse po dezinformon.

Madje në një postim në “Facebook”, Zeka publikon dhe biseden ku Naim Murseli i ka kërkuar para borxh një amerikani, dhe shprehej se do ja kthente brenda pak muajsh.

Postimi i plotë:

Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij
Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter.
Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme.
Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta.
E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.
Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit.
Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen.
Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….

 

https://www.facebook.com/milaimzekaobri

Advertisement