Politike
I ka ngritur kokën Shqipërisë/ Curri: Po të kishte zgjedhje sot, do të votoja Ramën
Analisti Arjan Curri është shprehur se Edi Rama, politikën dhe pushtetin e ka të vetmin vokacion me të cilin operon.
“Shqetësimi im është të lexojë psikologjikishtë Ramën, ai politikën dhe pushtetin e ka atë vetmin vokacion. Ai iu kërkon të tjerëve t’ju kërkojnë të falur për gabimet e tij. Nëse mendojmë që reforma e televizionit shqiptarë bëhet vetëm me ligj, ligjin nuk e kanë administratori dhe punonjësit por Rama. E treta thotë unë do e mbyll RTSH sepse nuk e shoh vetë.
I merr nga dollapi, i hap si kavanoza, na i tregon neve dhe i fut prapë në dollap. Na hedh sirën si një magjistar dhe populli thotë bravo. N.q.s. do bëheshin zgjedhjet këtë javë, do t’ia jepja edhe unë votën atij, sepse na ka ngritur kokën. Ndjenjat patriotike të këtij populli, edhe pa bukë ti lësh mjafton t’ia ngresh kokën para të tjerëve. Ne po na heqin vizat, edhe BE ka menduar të na heqin vizat”, u shpreh Curri.