Kronike
‘I kam lekë borxh babait’, policia gjen shqiptarin brenda ‘shtëpisë së barit’ duke fjetur
Fqinjët dyshues në Angli ndihmuan policinë të zbulonte një ‘shtëpi bari’ me vlerë gati 150,000 £ në një rrugë të qetë të Norëich. Eastern Daily Press shkruan se pas telefonatës së banorëve, policia më pas nisi një dron i cili vërtetoi së pronë po kultivohej kanabis. Oficerët e policisë hynë me forcë dhe gjetën 22-vjeçarin shqiptar Andi Kodra, duke fjetur në një divan dhe kanabis me vlerë gjithsej 149,310 paund në faza të ndryshme të rritjes.
Hetuesi Chris Youell, tha se katër dhoma ishin konvertuar për prodhimin e drogës, me më shumë se 100 bimë të gjetura, si dhe kanabis duke u tharë. Kodra i cili mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone, nuk bëri asnjë koment kur u intervistua nga policia pasi u arrestua. Ai doli në gjykatë të enjten për të marrë dënimin, pasi pranoi se prodhonte kanabis. Danielle O’Donovan, avokatja mbrojtëse, tha se Kodra, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, erdhi në këtë vend me gomone si një mënyrë për të shlyer një borxh që i kishte të atit.
Pasi përfundoi në Mbretërinë e Bashkuar si i pastrehë, ajo tha se ai e gjeti veten duke fjetur në një stol parku në Norëich. Avokatja sqaroi se ai punoi si kopshtar në ‘shtëpinë e barit’ pasi takoi një shqiptar tjetër, i cili i ofroi ushqim dhe një vend për të qëndruar. 22-vjeçari shqiptar u dënua me 7 muaj burg dhe më pas do të ekstradohet drejtë Shqipërisë