Pinknews
“I kanë bërë padrejtësi në Kosovë”/ Stresit nuk i del inati: Gjesti, fitues në mes të Tiranës

Arkimed Lushaj – Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit.
Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme.
Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.

Tani që kanë ngelur edhe pak ditë deri në finale, i njëjti thekson se Rozana paska qajtur kot, kur ai bëri një ‘prank’ kinse do të largohet.
Më poshtë lexoni të plotë fjalët e Stresit:
“Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë. Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.
Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja.
Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund. Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë.
Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta.
Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”. /Telegrafi/


