Connect with us

Aktualitet

I kërkuan votat e familjes, dhunohet punonjësi: Rash i gjakosur përtokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos. Punonjës i bashkisë, Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi. Sipas Dalipajt, përgjegjësi i kërkoi të nënshkruajë një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë, mirëpo ai refuzoi.

Për mediat, Dalipaj thotë se është mbështetës i kandates Sofije Alushaj. Më tej, ai shton se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë por pasi refuzoi, është goditur me grushta.

“Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë.

Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë. Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici”

Advertisement