Connect with us

Aktualitet

I kërkuar për një vrasje në Shqipëri, vihet në pranga 29-vjeçari

Shqiptari ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi autoriteti gjyqësor shqiptar kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij. Por 29-vjeçari shqiptar u vu në pranga vetëm pak ditë më parë, pasi akuzohet se është autori i një vrasje në vendlindjen e tij, megjithatë nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u kërkua me ngulm, si brenda vendit nga autoritetet shqiptare ashtu edhe jashtë nga Interpoli; por u kap teksa qarkullonte me një makinë teksa qarkullonte me tre bashkatdhetarë të tjerë.

Mjeti me të cilin ai qarkullonte tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Policisë pasi pasagjerët e mjetit po silleshin çuditshëm, e po ashtu sepse nuk i kishin pikasur kurrë në zonë. Gjatë kontrollit u vu re se shqiptari ishte në kërkim dhe më pas u vërtetua se bëhej fjalë për një të akuzuar për vrasje. Kështu 29-vjeçari u vendos në pranga, në pritje të një kërkese zyrtare për ekstradim nga Shqipëria.

 

Advertisement