Connect with us

Kronike

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale A.K, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim sepse në maj të vitit 2021 kishte tentuar që të vriste një person

I riu u arrestua sapo u fut në Rinas, ndërsa ishte në kërkim sepse më datë 27.05.2021, në rrugën “Liman Kaba”, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin K. K. (i shpallur në kërkim), ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R. K., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ngarkim të shtetasit A. K. u referuan materialet shtesë në Prokurori, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin më mënyrë të paligjshme.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje“, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Advertisement