Kronike
I kishte blerë shtëpi dhe makinë, flet 41-vjeçarja që i dogji mjetin ish të dashurit në Durrës
Një grua është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka urdhëruar zjarrvënien e automjetit të një 42-vjeçari.
41-vjeçarja Dorina Stafaj ishte kthyer nga Italia me qëllimin për t’i vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj, 42-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.S.
Për këtë ajo kishte kërkuar ndihmën e të vëllait të identifikuar me inicialet M.S., 35 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim. Është ai që shfaqet në pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Pista kryesore hetimore të cilën po hetojnë blutë e qytetit bregdetar është ajo e hakmarrjes, konfirmojnë për Euronews Albania burime zyrtare. Kjo është mbështetur në dëshminë e 41-vjeçares tashmë të arrestuar.
Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem.
Sipas burimeve, 41-vjeçarja ka ardhur nga Italia së bashku me një shtetas italian, 58-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.C., i cili po hetohet për moskallëzim krimi.
Megjithëse, asnjë prej të dyve, shtetasi italian dhe e arrestuara, nuk ka pranuar gjatë pyetjes në polici se kanë një lidhje mes tyre.