Kronike
I kishte mbetur edhe një muaj pas hekurave, i burgosuri në Kosovë sulmon policin dhe arratiset
Një person i burgosur në Gjilan të Kosovës ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ku është njoftuar prokurori i cili e ka hetuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
Personi që ishte në përfundim të dënimit me burgim, e që i kishin mbetur edhe një muaj ka arritur ta sulmoi zyrtarin policorë, duke e rrëzuar dhe duke ikur në drejtim të panjohur./topchannel