Sport
“I lumtur që do të luaj në vendlindje”, Bruno Lulaj: Elbasani, me synime madhore
Bruno Lulaj ishte i pari që u zyrtarizua nga Elbasani në këtë merkato vere, pas disa tentativave në sesionet e kaluara të merkatos, ku nuk ishte arritur deri në arritjen e një marrëveshjeje.Me një mbrojtës potent dhe një mori trofesh mbi supe, verdheblutë shpresojnë që eksperienca e 29-vjeçarit në prapavijë të zgjidhë problemet e sezonit të kaluar. Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, ish-futbollisti i Tiranës e konsideron si një kthim në vendlindjen e tij, ku është pritur ngrohtë nga tifozët dhe shokët e ekipit. Lulaj është në sinkron me klubin për sa u përket objektivave të këtij sezoni, të cilat janë madhore. Si një “ekspert” i Superiores, mbrojtësi nuk përmend cilët do të jenë rivalët e Elbasanit, pasi sipas tij, në elitë të gjithë janë rivalë dhe meritojnë të njëjtin respekt.
Bruno, jeni afrimi i parë i Elbasanit në merkato. Si ndiheni?
Normalisht që ndihem shumë mirë, jo vetëm për këtë fakt. Kam ardhur në vendlindje dhe jam i lumtur që do të përfaqësoj ngjyrat e qytetit tim, Elbasanit.
Çfarë ju bindi që kësaj here ta pranonit ofertën e Elbasanit?
Të them të drejtën, nuk ishte e vështirë të pranoja ofertën e Elbasanit, duke parë objektivat dhe ambiciet e ekipit, të cilat lidhen me një plan afatgjatë dhe baza të forta. Do të doja të falënderoja administratorin, presidentin dhe drejtorin për mundësinë e dhënë dhe besimin që patën tek unë. Detyra ime është t’ua shpërblej të gjithëve duke dhënë gjithnjë maksimumin në fushën e lojës.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT.