Aktualitet
I mituri denoncoi në media se dhunohet nga njerku, Policia nis hetimet për 51-vjeçarin

Një i mitur ka denoncuar sot në media se dhunohet fizikisht nga njeriu i tij. Përmes një vidoeje të publikuar “JOQ Albania”, i mituri ka kërkuar ndihmë. Menjëherë pas publikimit të videos, Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, 51 vjeçari.
Policia bën me dije se për këtë rast janë pyetur dy të miturit që shfaqeshin në videon e publikuar, si dhe nëna e 13-vjeçarit, në prani të punonjëses sociale dhe psikologes. Pas marrjes në pyetje, kanë nisur hetimet ndaj 51-vjeçarit për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.
“Në lidhje me një video të postuar në portalin online “JOQ Albania”, ku shfaqet një shtetas i mitur i cili shprehet se dhunohet nga njerku i tij, ju informojmë se: Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin S. K., 51 vjeç.
Gjithashtu, për rastin në fjalë, janë pyetur dy të miturit që shfaqeshin në video, si dhe nëna e 13-vjeçarit, shtetasja E. Q., në prani të punonjëses sociale dhe psikologes. Pas intervistimit dhe komunikimit me Prokurorin, u procedua penalisht për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në Durrës. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon dhe fton median dhe qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit”, njofton Policia.

