Kronike
I mori 100 euro një qytetari për një akt ekspertimi, arrestohet mjeku ligjor
Një mjek ligjor është arrestuar mesditën e sotme në Rrëshen. 63-vjeçari akuzohet se ka marrë 100 euro për të kryer një akt ekspertimi.
Burimet policore bëjnë më dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Z.P., 63-vjeç.