Aktualitet
I mori flakë makina, reagon avokati Lapaj: Jam…
Përfshihet nga flakët mjeti i avokatit të njohur Adriatik Lapajt.
“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.
Policia me anë të një njoftimi për mediat bën të ditur se mjeti ka marrë flakë gjatë ecjes.
‘Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.‘- njofton Policia.