Connect with us

Aktualitet

I moshuari dhunoi për vdekje gruan, flet nipi: Gjyshi nuk ishte mirë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje që tronditi mëngjesin e djeshëm Përmetin, ku një 80-vjeçari u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj.

82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me një shkop druri gruan e tij 80-vjeçare Afrovitin. Nipi i çiftit, Peçi djali i vajzës që kishte ndërruar jetë pak vite më parë ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti se shkonte shpesh te gjyshërit, por nuk kishin probleme. Ai tha se tezet e tij i kishin kërkuar të dyve të shkonin në Greqi të jetonin me to, por nuk kishin pranuar. Ai pohoi se disa vite më parë gjyshja e kishte denoncuar gjyshin për dhunë.

“Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh. Kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte. Daja ka shumë vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna ime 4 vjet. Unë vija shumë shpesh, i pyesja si jeni, më thoshin mirë. Nuk më tregonin. Marrëdhënia e nënës sime me gjyshërit ishte shumë e afërt. Nga ana ekonomike ishin mirë, nuk kishin probleme. Tezet e mia iu kishin kërkuar që të shkonin në Greqi për të jetuar me to dhe pranë tyre, por nuk kishin pranuar. Ne nuk e prisnim këtë që ndodhi”, tha nipi i të moshuarve.

Advertisement