Connect with us

Kronike

I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe (FOTO)

Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Unazën e Madhe.

Një makinë ka përplasur një të moshuar, që po ecte me biçikletë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur i moshuari. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, ambulanca dhe policia kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit.

Advertisement