Aktualitet
I moshuri i vë flakën shtëpisë ku jetonte me gruan, arrestohet menjëherë (DETAJET)
Një 77- vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi akuzohet për zjarrvënie.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, N.SH, pasi për arsye ende të paqarta i ka vënë flakën shtëpisë ku jetonte bashkë me gruan.
S”pecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, pasi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me bashkëshorten e tij”,- njofton Policia.