Connect with us

Aktualitet

I nxehti afrikan në vend, bien temperaturat, parashikimi i motit për sot

Temperaturat sot do të vijojnë të jenë relativisht të larta, por gjithashtu në pjesën e dytë të ditës pritet rënie të tyre dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasditës do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C,

në vendet e ulëta: 21 / 34 °C,

në vendet malore: 18 / 33 °C.

Advertisement