Bota
I nxehti ekstrem/ Në Evropë po qarkullon virusi vdekjeprurës i rriqrave
Temperaturat e ngrohta po e shndërrojnë Evropën në habitatin e përsosur për rriqrat që përmbajnë CCHF, një virus vdekjeprurës që në rastet më të këqija rezulton me vdekje.
Sipas shkencëtarëve, mjë sëmundje vdekjeprurëse e përhapur nga rriqrat dhe që zakonisht gjendet në Ballkan, Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme mund të përhapet së shpejti në të gjithë Evropën pasi ndryshimet klimatike i shtyjnë insektet të lëvizin nëpër kontinent.
Ekspertët kanë rënë këmbanat e alarmit mbi përhapjen e etheve hemorragjike Krime-Kongo, ose CCHF, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka renditur në mesin e 9 “sëmundjeve prioritare”.
Lista përmban sëmundjet për të cilat organizata mendon se janë kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik. Paralajmërimet e shkencëtarëve nuk i referohen një të ardhmeje hipotetike, por diçkaje që tashmë po ndodh në Evropë, me Spanjën që ka raportuar tashmë një rast të sëmundjes vdekjeprurëse vitin e kaluar, shkruajnë mediat e huaha.
Vendi në fakt zbuloi rastet e tij të para të CCHF në 2011 dhe 2016. Në vitin 2016, një burrë vdiq pasi u diagnostikua me sëmundjen pas një pickimi nga rriqrat në Spanjë.