Connect with us

Kosova

I padrejtë dhe naiv/ Hovenier i përgjigjet Kurtit për reagimin ndaj deklaratave të Blinken

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se vendimi për të përdorur forcë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri është marrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së. Kurti ishte shprehur i pakënaqur për këtë deklaratë, duke e cilësuar si “tolerim” të Vuçiçit. Ai tha se deklarata është “e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive.

“Ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik” – ka thënë Hovenier, teksa edhe theksoi: Po kalojmë shumë kohë duke u marrë me pikat e nxehta në veri dhe duam t’i tejkalojmë ato. Nuk mendojmë se kjo është pikëpamje naive, mendojmë se është pikëpamje prej burrështetasi”

Advertisement