Connect with us

Politike

“I paftyrë dhe frikacak!” Pas vendimit për Salianjin, Bardhi replikon me Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji. Bardhi thotë se Ramën e gënjen mendja se do të trimërojë duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ai ka shtuar në replikë se Rama është i vetmi kryeministërt në botë që emëroi si Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE. Po ashtu Bardhi thotë se Rama është i vetmi kryeministërt në botë që trimëron dhe e mban në pushtet krimi i organizuar.

REAGIMI I BARDHIT:

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.  Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

Advertisement