Connect with us

Kronike

I pashë të dy lakuriq/ Dëshmia e gruas…

55-vjecarja Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka akuzuar ditën e sotme fqinjin e saj 40-vjeçar, se ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar me aftësi ndryshe.

“Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq”- ka deklaruar gruaja.

Edhe policia nga ana tjetër ka ngritur dyshime mbi deklaratat e gruas, pasi sipas tyre ajo nuk ka shfaqur qëndrueshmëri.

Dionis Myrtollari, nga fshati Porodinë i Korçës është personi i akuzuar nga komshia e tij Ativie Qazimllari, për ngacmim seksual të djalit të saj me aftësi ndryshe.

Pasi mohoi dje akuzat e komshies së tij, sot Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, kanë nisur të protestojnë në komisariati i policisë të Korçës duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual.

Ai thotë se nga ngjarja, fëmijët e tij janë përkeqësuar nga ana psikologjike, teksa banorët e fshatit kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.

“Me ctë drejtë e kanë marrë, pse e denoncuan, kush i tha këto gjëra. Ai nuk ka bërë këto gjëra, ka 3 fëmijë për të ushqyer, më ca të drejtë, shumë të shqetësuar, gjej fëmijët duke qarë. Dua të drejtën e burrit, të nderit dhe familjes time. Jam me nënë, dajën, burrin me gjithë fshatin”– tha gruaja e tij.

“Të zbardhet e drejta që më kanë akuzuar nuk di ca të bëj, kam njoftuar policinë, ai është budalla, kam 3 fëmijë, ai është i sëmurë mendor, ta gjej shteti, të bëjnë ca të duan. Nuk dalin dot fëmija jashtë, më kanë akuzuar kot, të zgjidhet e drejta, më kanë shkaterruar fëmijët, kam tërë fshatin”- u shpreh Dionisi për mediat.

Advertisement