Connect with us

Politike

I përfolur dhe PIS/ Kulluri flet për kandidatin e PD

Lidhur me kandidatin e PD për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet, ka reaguar  ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se asnjë njëri i PD i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi dhe i bërë pis në 5 vitet e shëmtuara të PD, 2017 deri në 2022, nuk mund të perballet si fitues ndaj Veliajt.

Postimi:

“Kandidati i PD per kryetar bashkie ne Tirane duhet te jete person me integritet! As njeri i perfolur per lidhje te dyshimta biznesi me mazhorancen e as i bere pis ne 5 vitet me te shemtuara te historise se PD 2017-2022!

Njerez qe s’besojne me asgje tjeter pervec karrieres se tyre politike permes lloj-lloj intrigash dhe piruetash nuk mund te perballen si fitues me Veliajn!
Intuita, karakteri, vendosmeria dhe qartesia dhe mbi te gjitha ndershmeria qytetare e vene Veliajn ne pozite te veshtire!
Fushata per primaret duhet te jete nje fushate ku te thuhen te gjitha! Lerini keto patetizmat qe “fushata negative” percan partine! Remineshenca komuniste te solidaritetit te leshit!”
Advertisement