Connect with us

Kronike

I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra.

Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta. Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge.

10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosove.

Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te nje thike qe iu gjet gjate kontrollit fizik.

PERDITESIM

Ermir Dedja u ekzekutua gjatë mesnatës së sotme (rreth orës 00:50) në një atentat në qytetin e Durrësit. I riu ishte duke lëvizur në këmbë pranë qendrës shëndetësore të lagjes 18. teksa u qëlllua me breshëri plumbash. Autorët persona të maskuar dyshohet se pas krimit u larguan nga vendngjarja me një automjet.

29-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë burime bëjnë me dije se një person ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës dhe më pas ka sinjalizuar autorët.

Emri i të riut nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës.

Në 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat e policisë si bashkëpunëtor i Ismail Nuredinit në një plagosje në Shijak.

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur dritë mbi ekezekutimin.

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50,  në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet  për  kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.

VIDEO/ Atentati në Durrës, dalin pamjet nga vendi ku u qëllua me automatik 29-vjeçari Dedja

Advertisement