Sport
I përfundon kontrata verën e ardhshme, Interi gati për goditjen e madhe në merkato
Xhorxhino Uinaldum është duke u ndjekur me kujdes nga Interi, i cili po përgatitet për një goditje me parametra zero duke parë se mesfushori i Liverpulit i skadon kontrata verën e ardhshme.
Drejtuesit zikaltër presin ti bëjnë një dhuratë teknikut të tyre Antonio Kontes që e pëlqen shumë mesfushorin me tipare mbrojtëse dhe do të ishte një përforcim ʺBigʺ për Interin.
Gjithsesi skuadra nga Milano nuk do ta ketë të lehtë pasi për mesfushorin 30-vjeçar holandez duhet të mundin konkurrencën e Real Madrid dhe Barcelonës ku jo pak herë kanë shprehur interes për të.

