Politike
“I përpiftë dheu!”/ E moshuara ankohet te Berisha: Ballukja paguante 10 milionë për të larë makinën

Gjatë një takimi elektoral të Partisë Demokratike në Dimal të Beratit, një qytetare e moshuar shpërtheu në kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe figurave të saj, duke veçuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ajo denoncoi shpenzimet që i konsideroi luksoze, duke thënë: “Ballukja paguante 10 milionë për të larë makinën”, duke i bërë thirrje qeverisë të investojë në shëndetësi dhe mirëqenie për të moshuarit.
Në fjalën e saj, e moshuara kritikoi edhe kandidatet e PS-së, duke ngritur shqetësime për moralin, dinjitetin dhe ndikimin që ato kanë te rinia.
Ajo vuri theksin te nevoja për një qeverisje të ndershme dhe të kujdesshme ndaj brezave të vjetër e të rinj, duke përmendur: “Qeveria duhet të investojë te bujqësia dhe pleqëria, sepse pleqëria solli këtë rini.”
“E para është dinjiteti, morali. Kam persekutuar prindërit, familje të nderuara, ka socialistë shembullorë, ka demokratë shembullorë. Kam parë Zegjinenë, ta gëzojë emrin, le të jetë e mirë, por çfarë përçon ajo tek rinia jonë?! I thërriste ‘hajde t’i të hamë një çikë, hajde ti të hamë një çikë’, që e ngrëntë dheu atë. Po ça do të hante me Gaz Bardhin, krahason veten me Jozefina Topalli. Duket njeriu nga familja, nëse familja është e saktë, qeveria do të jetë e saktë dhe e menaxhon mirë. Si do ta menaxhojë, jam gjyshe dhe e di se ku më pikon pika. Ky fëmijë ka nevojë për këtë dhe do të plotësoj këtë nevojë. Edhe qeveria, ka nevojë tek bujqësia, tek bujqësia. Ka nevojë tek pleqëria, tek pleqëria, se pleqëria e solli këtë rini. Kush e pruri? Investo tek pleqëria. Do të bëjë qeverie të re, ja e bëre por çfarë kulture ka ajo Zegjineja. U i përpiftë dheu, ajo e Vlorës, i thoshte ‘çfarë doni t’ju zbres hënën?’ Jo hënën, por respektin për babanë e nënën.
Edhe një fjalë, ndërsa Ballukja paguante 10 mln për të larë makinën dhe kush e lante Enver Hoxha, bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë, se të gjithë tek mali do të vemë, por të vemë kur të na vijë, jo të na sëmurësh ti”, tha e moshuara.

