Connect with us

Kronike

I riu dhunoi dhe shkelmoi të moshuarin, reagon policia: Dyshohet se…

Policia e Fierit bën me dije se ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Advertisement